‘Të departizohen universitet me shkencëtarët e BDI’së, të doktoruar në ‘Pllovdivët’ e Bullgarisë apo te Qafa e Thanës!’

Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij të FB, shkrimtari Kim Mehmeti pohon se partive të reja u bie në hise ta dekriminalizojnë dhe ta departizojnë shoqërinë e shqiptarëve të Maqedonisë. Sipas tij, ky departizim duhet filluar nga universitet publike në gjuhën shqipe, të cilat BDI’ja i shndërroi në degë të vetat partiake dhe ku veprojnë ‘sekte’ ligjëruesish injorantë, që kanë doktoruar nëpër ‘pllovdivët’ e Bullgarisë apo te Qafa e Thanës, e të cilët shkatërrojnë rininë e popullit. Më poshtë mund ta lexoni deklaratën e plotë të shkrimtarit Kim Mehmeti.

“Partive të reja u bie në hise ta dekrminalizojnë dhe ta departizojnë shoqërinë e shqiptarëve të Maqedoni së, edhe atë duke filluar që nga universitetet publike në gjuhën shqipe, të cilët BDI’ja i shndërroi në degë të veta partiake dhe ku, u forcua një ‘sekte’ injorantësh nga më të rrezikshmet e më shkatërrimtaret me të cilën deri më tani janë përballur shqiptarët e Maqedonisë, ‘sekte’ e cila përbëhet nga bartës titujsh shkencorë, që kanë doktoruar në Pllovdiv të Bullgarisë apo te Qafa e Thanës, e të cilët si ligjërues, janë duke shkatërruar të ardhmen e popullit dhe me të vlefshmen që ai popull ka -rininë!”, shkruan Kim Mehmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme