Të dhëna shqetësuese nga ISHP-ja për rritjen e sëmundjeve infektive

Gazetare: Vjollca Aliti

– Advertisements –

Për 43,4% është rritur numri i personave të infektuar nga sëmundjet ngjitëse akute, pa mos I përfshirë të prekurit nga Kovid19 dhe nga gripi sezonal, shkruan Alsat.

Analiza e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP) tregon se kjo përqindje është shumë e lartë në krahasim me dy vitet paraprake, respektivisht vitin 2019 dhe 2020. Numri më i lartë i infektimeve rezulton në qytetin e Velesit.

“Numri më i madh i sëmundjeve akute infektive gjatë dhjetorit, i përkasin “lijes së dhenve”. Megjithëse 102 infektime janë regjistruar me sëmundje të zorrëve. Po ashtu janë regjistruar 21 raste me zgjebe, raste me meningjit bakteriale, infektime me Esherishia Koli, një rast me Hepatit A dhe kampilobakteriozë, një rast me ethe hemorragjike dhe me sindromin e veshkave. Në dhjetor është regjistruar një vdekje si pasojë e hepatitit fluminant i shkaktuar nga hepatiti B”, njoftojnë nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Sa i përket gripit sezonal i cili po ashtu llogaritet sëmundje infektive akute, analiza e fundit e ISHP-së e bazuar edhe në raportin e “Flu News Europe” tregon nivel të ulët të të prekurve si në Maqedoninë e Veriut ashtu dhe në gjithë rajonin e Evropës.

“Gjatë muajit dhjetor janë regjistruar gjithsej 739 raste me gripin sezonal. Prej tyre numri më i madh është paraqitur në qytetin e Dibrës. Në sezonin 2021-2022 numri i përgjithshëm i rasteve me grip dhe sëmundjeve të tjera të ngjashme me gripin është 1,713. Edhe për gjithë sezonin, Dibra rezulton si qyteti me më shumë të prekur nga gripi ku dhe është regjistruar incidencë më e lartë mujore”, thonë nga Instituti i Shëndetit Publik.

Nga data 12.11.2021 kur dhe filloi vaksinimi kundër gripit sezonal, e deri më 27 janar janë vaksinuar 44,835 persona të kategorive të rrezikuara të qytetarëve me vaksina pa pagesë të siguruara nga MSH, ndërsa me vaksinat komerciale të cilat janë siguruar nga ana e Qendrave për shëndet Publik janë vaksinuar 4,459 persona. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme