BBC
Zgjedhjet presidenciale në SHBA u mbajtën të martën, por ne akoma po presim që një kandidat të kapërcejë pragun magjik të 270 votave të kolegjit elektoral. Siç janë gjëra tani, Joe Biden ka avantazh teksa numërimi vazhdon:
-Në Xhorxhia, dy kandidatët janë shumë afër, me Trump që udhëheq me 600 vota. Autoritetet thonë se do të vazhdojnë numërimin dhe se do kemi një rezultat të premten.
-Kryesimi i Trump në Pensilvani ka rënë në më pak se 20 mijë vota teksa po numërohen votat me postë. Mbeten për t’u numëruar qindra-mijëra vota.
-Trump ka shkurtuar diferencën në Arizona, ku Biden udhëheq vetëm me 7 mijë vota.
Alaska dhe Karolina e Veriut po numërojnë dhe Trump udhëheq në këto dy shtete. Por pa fituar te këto katër shtete ku beteja është e ngushtë, Trump nuk ka shans që të rizgjidhet. Biden ka më shumë opsione për të siguruar fitoren.
Rruga drejt fitores
-Biden ka nevojë për dy nga katër shtete: Arizona, Karolina e Veriut, Nevada dhe Xhorxhia. Ose duhet të fitojë Pensilvaninë.
-Trump ka nevojë për tre nga këto katër shtete: Arizona, Karolina e Veriut, Nevada dhe Xhorxhia. Dhe i duhet të fitojë Pensilvaninë.