Mijëra qytetarë të mbledhur në protestën e kësaj të marte në Tiranë kundër ndërtimeve në Zvërnec, kanë renditur një sërë kërkesash që i cilësojnë si të qarta dhe të panegociueshme, duke kërkuar ndryshime të menjëhershme në ligjin për investimet strategjike dhe paketën e maleve.
“Kjo protestë e nisur si një reagim për dhunimin e pronës dhe pasurive kombëtare, pasurve kombëtare paraqesim këto kërkesa të qarta dhe të panegociueshme, se pari kërkojmë dorëheqjen e të gjithë qeverisë.
Se dyti, kërkojmë shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike, shfuqizimin e paketës së maleve. Së treti, kërkojmë anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, për trashëgimin kulturore”, tha një prej protestueseve.
Më tej, e reja theksoi se këto kërkesa nuk kanë karakter partiak, por lidhen me mbrojtjen e interesit publik dhe të pasurive kombëtare, ndërsa theksoi se “ne nuk pranojmë negociata mbi të drejtën themelore të qytetarëve mbi pasuritë që u përkasin vetëm shqiptarëve”.
Protestuesja: Kjo protestë e nisur si një reagim për dhunimin e pronës dhe pasurive kombëtare, pasurve kombëtare paraqesim këto kërkesa të qarta dhe të panegociueshme, se pari kërkojmë dorëheqjen e të gjithë qeverisë.
Se dyti, kërkojmë shfuqizimin e ligjit dhe statusit ligjor që lidhet me investimet strategjike, shfuqizimin e paketës së maleve.
Së treti, kërkojmë anulimin e ndryshimeve në ligjin për zonat e mbrojtura, për trashëgimin kulturore. Këto janë kërkesa partiake, për drejtësi, ligjshmëri dhe mbrojtjen e interesit kombëtar. Ne nuk pranojmë negociata mbi të drejtën themelore të qytetarëve mbi pasuritë që u përkasin vetëm shqiptarëve. I bëjmë thirrje çdo shqiptari të bëhemi bashkë për ti dhënë fund kësaj kaste pulitke të korruptuar.
Koha e heshtjes ka mbaruar, koha për veprim ka ardhur, anulo projektet, Shqipëria është vetëm e shqiptarëve.



