Të dorëzohen politikanët e korruptuar, e JO populli shqiptar në Maqedoni

Autor: Selim Iljazi

U themelua Prokuroria Speciale, ndoshta shumë shpejt do të themelohet dhe Gjykata Speciale por bota do qesh me ne. Do pyesin ku ka shtet e shtëpi pa shtyllën kryesore të secilës demokraci – pushtetin gjyqësor. Mbase mund të ketë në disa shtete diktatoriale dhe monarki klasike ku të gjitha pushtetet janë të përqendruara tek disa individë dhe disa njerëz për rreth tyre, por jo në shtetet normale. Jo se ne jemi kundër hetimeve dhe gjykimit të politikanve të korruptuar, por ky proces duhet të zhvillohet brenda sistemit të drejtësisë në Maqedoni. Le të vijnë edhe ekspertë e gjykatës të huaj për ndihmë, siç kanë ardhur në kohë të fundit në Maqedoni nga vendet të ndryshme të botës, por kam frik se me klasën aktuale politike do të vijnë e shkojnë pa asnjë rezultat. Në këto rrethana s’do të thotë se duhet të dorëzohet populli. Më mirë do të ishte të dorzohet klasa politike aktuale, e cila është zhytur në krim dhe korupcion, sepse populli shqiptar në Maqedoni ka kapacitet, forcë dhe të ri për ta ndërtuar shtetin ashtu siç duhet të jetë. Komuniteti nderkombetar edhe kësaj radhe mund ti mbyllë sytë dhe të luajnë me standarde të dyfishta ndaj shqiptarëve, duke e harruar Mostrën, burgosjen e shqiptarëve pa fajë, rastin e Kumanovës, mos regjistrimin e popullsis, largimin e shqiptarëve nga listat e votimit, të drejtat që na takojnë si popull, largimin e rinis nga vendëlindja, kushtet e rënda ekonomike. Pavarësisht këtyre skenarëve ogurzi të cilët edhe mund të na ndodhin edhe në të ardhmen, më shumë për pasojë të disa politikanëve që shitën interesat e popullit, për interesa personale dhe pasuri materiale. Atdhetarët dhe rinia intelektuale shqiptare do ta vazhdojnë luftën dhe betejën në paqë, për drejtësi dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Maqedoni. Ata do të vazhdojnë të vendosin drejtësi të barabart mesë popujve që jetojnë në Maqedoni. Ky projekt do të vazhdojë gjeneratë pas gjenerate deri sa të çlirohemi përfundimisht nga politika diskriminuese, të cilat përgjatë këtyre viteve na kanë shkaktuar shumë plagë dhe dhembje.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme