Ekspert i meteorologjisë, Sylë Tahirsylaj, foli për parashikimin e motit dhe për atë se a do të jetë 2018-ta, një dimër pa borë.
Tahirsylaj fillimisht sqaroi se, kjo situatë sinoptike që qëndron në rajon, po ndikon edhe në Kosovë, pra pozita gjeografike e përcakton klimën edhe te ne dhe nuk ka kurrfarë frike për ndryshime klimatikë.
Lëvizjet e temperaturave në rajonin tonë janë normale dhe nuk mund të themi se nuk ka patur më herët mot të tillë. Viti 1965 ka qenë moti shumë më i ngrohët se ky vit, kurse në vitet 1916- 1918 nuk kishte fare borë në Dragash. Muaj më i ngrohët të ne, sipas tij është, korriku.
Sipas Tahirsylajt, i ftohti i këtij viti pritet kah mesi i këtij muaj dhe gjatë shkurtit, pra do të ketë edhe reshje bore.
“Sa i përket temperaturave, ky vit pritet të jetë për dy shkalle më i ngrohët, qyteti më i ftohët është Podujeva, kurse më i ngrohti është Prizreni, e jo si raportojnë shpesh disa portale, Gjakova”, tha Tahirsylaj Në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK.