Të gjitha reagimet pas sulmeve ajrore në Siri

Të gjitha reagimet për sulmet ajrore që ndodhën sot në Siri nga koalicioni SHBA-Mbretëria e Bashkuar-Franca.

(11:41) Rusia thirr mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të OKB’së pas sulmeve në Siri.

(11:39) Pentagoni ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara të Amerikës së bashku me Britaninë e Madhe dhe Francën kanë lëshuar më shumë se 100 raketa nga anijet dhe aeroplanët në sulmin kundër regjimit të Bashar al Assadit.

(11:20) Pas sulmeve ajrore në Siri, Izraeli ka lëshuar një deklaratë të dytë.

Izraeli i ka cilësuar sulmet ajrore të SHBA’së, Britanisë dhe Francës, si “sinjal i rëndësishëm: për Iranin, Sirinë dhe grupin militant libanez Hezbollah./express/

(11:17) Kryeministrja britanike, Theresa May është e bindur në suksesin e këtyre sulmeve

Britania e Madhe pohon se raketa “shumë të suksesshme” kanë degraduar armët kimike të Assad-it.

Sulmin në Douma, May e quajti si të egër dhe të neveritshëm, duke shtuar se beson në suksesin e këtij aksioni ushtarak të perëndimit. Ajo ka shtuar se shpreson që këto sulme do të dërgojnë mesazh te të tjerët, përveç Sirisë, në lidhje me përdorimin e armëve kimike.

(10:51) Kancelarja gjermane Angela Merkel është shprehur dhe më herët se Gjermania nuk bën ndërhyrje ushtarake në Siri, teksa mbështet sulmet e SHBA, Britanisë dhe Francës kundë përdorimit të armëve kimike ndaj civilëve.

Në një deklartë të saj Merkel thotë se Rusia ka penguar një hetim të pavarur të asaj që ndodhi me armët kimike, përmes bllokadës së saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme