Qarkullimi në të gjitha rrugët nacionale dhe rajonale pas reshjeve të borës, po përmirësohet. Të gjitha llojet e automjeteve po qarkullojnë pa ndonjë pengesë.
Ministria e Infrastrukturës thotë se ekipet e saj janë në teren duke monitoruar dhe vazhduar punën me kompanitë e kontraktuara në mirëmbajtjen e rrugëve, në mënyrë që komunikacioni të zhvillohet normalisht.
Në rrugën rajonale Brezovicë – Qendra e Skijimit është duke u punuar për zhbllokimin e saj.
Ministria e Infrastrukturës i këshillon qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit të përcaktuara me Ligj dhe të jenë të kompletuar me pajisjet dimërore.