Të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare. Ministria e Punëve të Brendshme njofton qytetarët se, sipas informacioneve të pranuara nga organet kompetente të Republikës së Greqisë, më 27.07.2026 (e hënë) është paralajmëruar grevë e punonjësve të doganave në pikat kufitare greke Evzoni (Bogorodicë), Dojrani (Dojran) dhe Niki (Mexhitli).
Nga MPB theksuan se institucioni do të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme dhe do të angazhojë të gjitha kapacitetet njerëzore dhe teknike për menaxhimin e situatës./Alsat.mk.
The post Të hënën në mëngjes grevë e doganierëve grekë në pikat kufitare appeared first on Alsat.



