Të huajt do mendohen dy herë para se të investojnë/ Raporti europian: Shqipëria drejt krizës së tregut të punës për shkak të emigrimit

Sipas një raporti të ri të publikuar nga Fondacioni Europian i Trjanimit, emigracioni i lartë nga Shqipëria po krijon një situatë shqetësuese për sa i përket tregut vendas të punës me mungesa në sektorë kyç që do të jenë të dukshme deri në vitin 2030.

Shqipëria është në mes të një krize demografike, pasi dhjetëra mijëra njerëz largohen çdo vit, dhe popullsia që ka mbetur është e rrënuar nga plakja dhe një rënie e lindjeve. Rreth 42,000 njerëz emigrojnë çdo vit.

Studimi i kryer nga Fondacioni Europian i Trajnimit vë në dukje se vendet e Ballkanit Perëndimor, në veçanti Shqipëria, do të përballen me një krizë pune në rritje të shkaktuar nga emigracioni i të rinjve.

Ai zbuloi se, midis viteve 2020 dhe 2030, skenari bazë tregon se Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do të përballen me mungesë të fuqisë punëtore në grupet e aftësive të ulëta, të mesme, të larta dhe profesionale. Bosnja dhe Hercegovina do të përballet me mungesa të konsiderueshme, kryesisht në ato të ulëta dhe të mesme dhe nuk do të luftojë aq shumë me humbjen e atyre me nivele më të larta arsimore.

Mali i Zi do të përjetojë mungesë të punëtorëve të nivelit të ulët ose të mesëm, por do të ketë një ofertë të tepërt të punëtorëve me arsim të lartë.

Raporti ngre shqetësime se humbja e punëtorëve të çdo niveli aftësie do të gjenerojë mungesa të konsiderueshme në tregun shqiptar. Kjo, nga ana tjetër, mund të çojë në hezitim nga investitorët e huaj, të cilët mund të mendojnë dy herë për të krijuar një biznes atje.

Në Shqipëri situata është veçanërisht e theksuar pasi studimi raportoi se rreth 40% e atyre me arsim të lartë, përfshirë mësuesit dhe stafin akademik, kanë emigruar.

Për më tepër, ka pasur një mungesë punonjësish në prodhim gjatë viteve të fundit, veçanërisht në fabrikat e veshjeve dhe tekstilit.

Nga ata që kanë emigruar nga Shqipëria në dy vitet e fundit, 15,000 ishin të moshës 20 deri në 24 vjeç, tre herë më shumë se grupmoshat e tjera. Norma e papunësisë në Shqipëri për vitin 2020 ishte 11.7%.

Më poshtë jepet raporti i plotë i bërë publik nga organizata ‘Fondacioni Europian i Trajnimit’

Përgatiti: E.D

Migration Western Balkans by Eri Dervishi on Scribd

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme