Të hyra vijnë kryesisht nga tatimi në prodhim, ndërsa shpenzohen për paga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar Llogaritë Qeveritare të Kosovës në bazë tremujore. Ky botim paraqet pasqyrën e të hyrave dhe shpenzimeve qeveritare brenda kësaj periudhe (TM1 2017).

Shuma e përgjithshme e të hyrave të Qeverisë për TM1 2017 ishte 458.9 milionë euro.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në prodhime, të cilat paraqesin 54% të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Në TM1 2017, totali i përgjithshëm i shpenzimeve të Qeverisë ishte 368.0 milionë euro.

Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë:kompensimi i punëtorëve (37%); kontributet sociale dhe përfitimet (26%). Pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve.

Për më shumë informata, lidhur me publikimin “Llogaritë Qeveritare të Kosovës, TM1 2017”, vizitoni: http://ask.rks-gov.net/sq/agjencia-e-statistikave-te-kosoves/ekonomi/llogarite-qeveritare

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme