Të kujtosh Hermesin

Shkruan: Ejmen ISMAILI

 

Zygmund Baumen, në ‘Modernity and Ambivalence’, duke kujtuar presionin gjerman ndaj çifutëve, në pjesën hyrëse së temës ‘Turpi’ thoshte kështu: Presioni asimilues i shoqërisë gjermane, e cila konsideronte harmoninë kulturore të tij si një kusht për emancipimin shoqëror dhe politik, u shfaqë në mendjet e pakicës që u synua, si një sfidë ndaj mendjengjushtësisë komunitare dhe veçantisë së universalitetit të mbajtur nga ta. Reagimi tipik i një pakice që vuante nën presionin e asimilimit serioz (e ka fjalën për çifutët) ishte një rivlerësim i traditave të tyre kulturore në një mënyrë krejtësisht negative. Vetëm në këtë situatë, lind përbrendësimi i ambivalencës, që do të jep dorëzimin e një veçorie tek me një tjetër; që mund të shihet, me një përzierje krenarie dhe vetëfajësimi, si një heqje nga inferioriteti dhe prapambetjeje.

Në mitologjinë greke, Hermesi si udhërëfyesi osë lajthitësi, paraqet bartjen e mesazheve hyjnore tek njerëzit, ai duke e shty në habi Apolonin, e arrin të qenurit në një gradë edhe me të. Por duhet thënë që ajo që vlenë përgjithmonë për Hermesin, qoftë në fitim apo qoftë në humbje, është ‘prania e rastësisë’. Kjo ‘prani e rastësisë’ ndër tjera mundohem ta quaj si; ‘shoqëria e gjallë’, që ndryshon gjendjen e tij, në suaza të gjerë vet-vetiu, por në suaza të ngushta e kërkon Hermesin (ndryshuesin). Sepse shoqëria e gjallë në disa pika të saja kërkon individët të cilët munden ta ndryshojnë atë, e kjo arrihet me dy tiparet të Hermesit: Pranimi i rrënjës dhe Tejkalimi i kufijve.

Hermesin duhet lexuar në një interpretim ‘vetë-drejtues’. Duke e trajtuar atë si një histori krijimtarie, ndryshimeve shoqërore dhe duke e krahasuar me historinë. Norman I. Brown në ‘Hermes the Thief’ më 1947, përshkruan ndryshimet historike që kaloi mitologjia e Hermesit në epokat e ndryshme. Veçanërisht nga Periudha Heladike në atë Klasike, që daton njëmijëvjeçarin: 1500 para.e.s – 500 para.e.s, aty e sqaron se si shoqëria greke kaloi nga tribalizmi në ‘mbretërinë’ agrikulturore dhe në fund në demokracinë athinase. Brown paraqet një paralele; ashtu si Hermesi zë një vend pranë Apolonit, mu ashtu klasat industriale dhe tregtare zënë vend pranë aristokracinë. Sipas Brown, temat e grindjes midis Hermesit dhe Apollonit janë përkthime në gjuhën mitike të revoltës së klasave të ulëta greke dhe shpjegon kërkesën e tyre për barazi me aristokracinë. Në një lexim socio-politik të Hermesit, e shohim në fund pajtimin e tij me Apollonin, që sipas Jenny Strauss Clay në ‘The Politics of Olympus’, kjo përfaqëson marrëdhëniet politike midis Themistoklesit demokrat dhe Kimonit, udhëheqësit së partisë aristokrate.

Nëse kthehemi tek tiparet të Hermesit, pranimi i rrënjës mund ta shpjegojmë si: Hermesi nuk ndiente turp nga rrënjët, ne shohim që sapo lindi, me lirën e tij të sapobërë në dorë dhe me fitimin e aftësisë së të folurit, këndon ‘tregimin e tij se si u bashkua me vezët e nënës’. Hermesi nuk ndiente turp, nga Apolloni dhe Maia (prindërit të Hermesit), nuk ndiente turp të qenurit një fëmijë i ‘lënë’ nga Apolloni që në fund arriti të pranohet; në një lexim sociologjik, Hermesi, nuk ndiente turp nga tradita e nënës, nga kultura e babës ose nga të qenurit fëmijë i Apollonit dhe Maias.

Sot, në epokën e mosqartësisë, shihet se si njerëzit fillojnë të ndjejnë turp nga të qenurit të një gjaku, të një traditë, të një kulture së përbashkët në një shoqëri të caktuar. Nëse kthehemi tek Baumani; thjeshtë ndodh rivlersimi i traditës në mënyrë negative, që sjell dorëzimin e veçorive me një tjetër, me një përzierje krenarie dhe vetëfajësimi, vetëm për t’u hequr ndenja e inferioritetit dhe prapambreturisë.

E njëjta gjë ndodh; në presionin e pranimeve të ligjeve si Kodet Civile, që shoqëritë Ballkanase, kryesisht Shqiptare, ballafaqohet me përfaqsuesit të kompleksuar nga të qenurit shqiptar. Këtë e hasim edhe në shoqëri, të kompleksuarit nga të qenurit shqiptar, rrotullisen mbrenda shoqërisë vetëm për të ndryshuar kodet e vet shqiptarëve, nën lëkurën e “zhvillimin” na shpalosin ndryshimet e tyre. Duke i kujtuar kësi lloj ngjarje, më kujtohet Alfred Adler, siç na shpjegon ai, e përkufizoi kompleksin e superioritetit, si mbikompensimin e ndjenjës së inferioritetit. Personi me kompleks demonstron epërsinë duke maskuar kompleksin themelor të inferioritetit.

Kodi Civil u ‘sqarua’ si detyrim për BE, edhe pse pjesa më e madhe e BE-së nuk e kishte pranuar. Nga kompleksiteti që e posedojnë, sëmundjet psiqike vend që të përmirsohet, mundohen ta mbrojnë me ligje… në këtë drejtim, iu referoj t’i lexoni punimet të psikologut Dr. Joseph Nicolosi, “Reparative Therapy of Male Homosexuality: A New Clinical Approach”, (1991) dhe “Healing Homosexuality: Case Stories of Reparative Therapy”, (1993). Kësi lloj kompleksiteti të formuara nga ‘të tjerët’, na shtyjnë edhe më tepër në rrugët qore që ndër dekada vetëmse po i ndryshojnë retorikat e saja…

Në një anë tjetër, duke anashkaluar objektivizmin, ndodh: Mos pranimi i heronjëve shqiptar vetëmse ishin me emra fetare, është shkelje e gjithë historisë shqiptare dhe mos-respekt ndaj herozimit të tyre (shembulli: Debatet në Kosovë në lidhje me Mulla Idriz Gjilanin etj.), po ashtu e shohim edhe ekstremitetin që ndodh me ‘mbylljen’ e historisë së shqiptarëve vetëm në disa figura që shpjegohen me vlerat e tyre ‘universaliste’ (shembulli: Emërtimi i rrugëve, spitalit, urës, autostradës vetëm me emrin e Nënës Terez; deri tani mbi 13 shkolla fillore në trojet shqiptare mbarojnë me ‘…Skënderbeu’, përfat të keq ka shumë kësi lloj shembulli që ngrihen vetëm disa figura të caktuara nga arsyje subjektive dhe lihen në harresë të tjerët), politikbërjet me kompleksitete, avokatët që i ‘mbrojnë’ ligjet e tyre pa pikë respekti ndaj bindjeve të shoqërisë.

Thjesht, pranimi i gjendjes dhe ndryshimit të ngadalshëm që ndodh në shoqërinë e gjallë, janë metodat e kapërcimit të kompleksitetit dhe mundësisë së zhvillimit të karakterit njerëzor që e ndërton shoqërinë e shëndoshë. Duke kujtuar përsëri Hermesin, një veçori tjetër e tij ishte edhe ‘Tejkalimi i kufijve’ ndaj ligjshmërive të paligjshme. Zakonisht ajo që ndodhë, është që të fuqishimit tallen dhe poshtërojnë të pafuqishmin, duke i drejtuar ato në ‘detyrat e shtëpisë’. Kësisoj tejkalimi, nuk është poshtrimi i rrënjës por heqje strategjike e kompleksitetit të krijuar nga të fuqishmit kundrejtë të dobëtve, njëçfarë mënyre reciprociteti. Sepse ne kemi nevojë; duke pranuar ashtu siq jemi me kodet tona shoqërore, të ngritemi në nivele të lartë morale dhe intelektuale, që të mund ta zhvillojmë shoqërinë e gjallë, ose mund të them që Hermesi do të thoshte që: duhet të bëj restaurimin hermeneutik të traditës që të mund ta jetojë atë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme