Sot janë bërë 25 vjet nga zhdukja e intelektualit Ukshin Hoti.
“Të lutëm shumë, përqafoi fëmijët e mi për mua, pastaj edhe të tutë, të vëllezërve dhe të motrave, edhe prindërit. Përshëndeti të tjerët. U don vëllau Ukshini”, thuhet në letrën e Ukshin Hotit që i ishte dërguar dikujt prej familjarëve.
Më 16 maj 1999 në rrethana ende të pandriçuara është zhdukur Ukshin Hoti.
Për aktivitetin e tij atdhetar ai ishte arrestuar disa herë nga regjimi serb i Millosheviqit.
Për herë të fundit ishte arrestuar më 1994 nga policia serbe me akuzën e ushtrimit të veprimtarisë armiqësore kundër Jugosllavisë dhe pjesëmarrjen e tij në lëvizjen për Republikën e Kosovës, me ç’rast ishte dënuar me 5 vjet burg.
Më 16 maj 1999 pas lirimit dhe pas daljes nga qelia e burgut të Dubravës, zhduket nga polica serbe pa lënë gjurmë.