Të martën vazhdimi i seancës, në rend dite formimi i Komisionit hetimor për dëbimin e turqve

Të martën do të mbahet vazhdimi i seancës së Kuvendit, ndërsa në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seanca plenare e mbajtur më 6, 8 dhe 14 qershor 2018.

Seanca do të mbahet në orën 10:00.

Ky është rendi i ditës:

  • Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me korrupsionin dhe krimin e organizuar në institucionet dhe zyrtarët e lartë të Republikës së Kosovës,
  • Votimi i Propozim-rezolutës nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me situatën dhe gjendjen financiare në ndërmarrjet publike të Telekomit dhe të Postës së Kosovës,
  • Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, në lidhje me vendimet e Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, z. Nenad Rikallo për shkarkimin e një drejtori dhe ndarjen e mjeteve grante dhe subvencione,
  • Interpelancë me ministren e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha në lidhje me zbatimin e Programit Kombëtar për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (PKZMSA) për kuartalin e katërt (K4) 2017 dhe kuartalin e parë (K1) 2018,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për aktet juridike,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-028 për tatimin në të ardhurat personale,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-029 për tatimin në të ardhurat e korporatave,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-037 për tatimin në vlerën e shtuar,
  • Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për miniera dhe minerale,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2017,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës për vitin 2017,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2017,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Shtetërore për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për vitin 2017,
  • Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me emërimet e shërbyeseve të lartë civilë në Administratën Shtetërore të Republikës së Kosovës,
  • Propozimi për formimin e Komisionit hetimor parlamentar në lidhje me ndriçimin e rastit të dëbimit të gjashtë shtetasve turq më datë 29 mars 2018,
  • Debat parlamentar në lidhje me Kornizën Afatmesme të Shpenzimeve 2019-2021.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme