Të mërkurën jep llogari para komisionit për gylenistët ish-ministri Flamur Sefaj

Komisioni parlamentar për hetimin e deportimit të gjashtë shtetasve turq do të vazhdojë edhe këtë javë intervistimin e disa personave, shkruan Gazeta Express.
Siç mëson Express, të mërkurën do të raportojnë ish-ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, kryeinspektori i AKI’së dhe ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj.

Deri më tani janë intervistuar disa persona, përfshirë këtu ish-shefin e AKI’së, Driton Gashin, ish-drejtorin e Policisë, Shpend Maxhuni dhe disa zyrtarë policorë.

Intervistimi po bëhet me dyer të mbyllura për media, me kërkesë të përfaqësueseve nga pozita.

Pas Sefajt do të raportojnë edhe krerët e shtetit, përfshirë këtu presidentin e vendit, Hashim Thaçin.

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme