“Të mos cënohen gazetarët e Focus Media Group”- Edhe ambasada e Gjermanisë mbështet deklaratën e BE: Janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias

Ambasada e Gjermanisë në Tiranë ka reaguar mbi situatën e krijuar me Focus Media Group dhe mediat e saj, duke shprehur mbështetje të plotë për deklaratën e Misionit të Bashkimit Evropian në Shqipëri.


Ne reagim thuhet se po ndiqet nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediat e saj.

“Ne po ndjekim nga afër situatën lidhur me Focus Media Group dhe mediat e saj. Mosmarrëveshjet midis të gjitha palëve të përfshira duhet të zgjidhen duke respektuar plotësisht ligjshmërinë dhe procedurat e rregullta ligjore. Në këtë kontekst, është e rëndësishme që çdo veprim i ndërmarrë të mos cenojë mundësinë e gazetarëve për të ushtruar lirinë e tyre në përcjelljen e informacionit dhe për të ruajtur konfidencialitetin e burimeve të tyre. Këto janë aspekte thelbësore të lirisë dhe pluralizmit të medias, që janë kritike për garantimin e shtetit të së drejtës,” thuhet në reagim.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme