Uragani Harvey goditi në fundjavë shtetin e Teksasit, duke përplasur erëra të forta dhe shi të rrëmbyer në qindra kilometra vijë bregdetare.
Përmbytjet dhe tornadot që shoqëruan stuhinë kanë dëmtuar edhe disa familje shqiptare që jetojnë në këtë rajon, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.
Studenti shqiptar, Klodian Ian Hoxha, i cili ka studiuar dhe ka diplomuar në Universitetin e Houstonit dhe aktualisht jeton në një lagje të Dallasit, e cila nuk u godit nga uragani Harvey, thotë se uragani ka dëmtuar edhe familjet shqiptare.
“Ende nuk e dimë, numërin e saktē të dëmeve që u jan shkatuar familjeve shqiptare, por sot u mblodh komiteti i Dallasit, dhe mendojmë se do mblidhemi përsëri, për të ndihmuar familjet e dëmtuara nga Urgani Harvey. Deri tani me gjithë shqiptarët që kemi kontaktuar, në jug të Teksasit, thonë se janë mirë” deklaroi Hoxha, për agjensinë e lajmeve INA.
Ndërsa, Inxhinieri nga Shqipëria, Pano Zhonga i cili jeton në një lagje në veriperëndim të Hjustonit, e cila u godit nga uragani Harvey, deklaroi se banorët e lagjes ishin të frikësuar nga uragani i fuqishëm dhe kanë lëvizur gjërat në katet e dyta të shtëpive për t’i shpëtuar nga ujërat.
Agjensia e lajmeve INA mëson se rreth 20 familje shqiptare janë dëmtuar rëndë nga kjo fatkeqësi.
Ambasadorja e Shqipërisë në Uashington, Floreta Faber, bën thirrje duke inkurajuar shqiptarët e Teksasit, që të bëjnë më mirën, të qëndrojnë sa më afër dhe ndihmojn njëri-tjetrin.
“Mos u ndjeni se jeni larg vendit, të afërmve apo miqve tuaj. Ju siguroj që vëmendja jonë është atje në Hjuston!” thotë ambasadorja Floreta Faber, duke ofruar kontaktet e Ambasadës në Uashington me numërin e telefonit 202.223.4942, embassy. ëashington@mfa. gov.al dhe numri i emergjencës 202.758.9526, të cilat thotë ajo për gazetën shqiptaro amerikane Illyria, janë të hapura për cdo informacion apo për t’u lidhur me familjarët tuaj. Do ju vëmë në dispozicion të gjitha sa ne kemi mundësi.