Të paktën 20 gazetarë janë vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, ka raportuar Unioni Kombëtar i Gazetarëve të Ukrainës në Telegram.
Ai publikoi një listë me emrat e tyre dhe tha se këto ishin vetëm disa vdekje të konfirmuara nga zyra e prokurorit të përgjithshëm.
Disa prej tyre ishin të huaj, shtoi sindikata, transmeton Klankosova.tv.