Të paktën 20 persona besohet se kanë gjetur vdekjen kur një kamion u përplas me një autobus në Limpopo të dielën.
Sipas autoriteteve, shumica e njerëzve vdiqën në vendin e ngjarjes së aksidentit që ndodhi midis orës 17:00 dhe 18:00 në zonën e Nianit në rrugën e Musina.
Autobusi, i cili u përplas kokë më kokë me kamionin, besohet se po transportonte punëtorët e minierave në Venetia Mine, një minierë diamanti në pronësi të De Beers.
Nuk dihen ende detaje rreth shkakut të përplasjes.
Miniera Venetia është miniera më e madhe e diamanteve në vend, që përbën më shumë se 40 për qind të prodhimit vjetor të diamanteve të Afrikës së Jugut dhe punëson më shumë se 4,300 njerëz.
Afrika e Jugut renditet lart kur bëhet fjalë për infrastrukturën rrugore në kontinent, megjithatë ajo ka gjithashtu një rekord të keq të sigurisë rrugore.