Të paktën 22 të plagosur gjatë rrënimit të një shtëpie palestineze nga izraelitët në Kudsin Lindor

Të paktën 22 palestinezë u plagosën në përleshjet me forcat izraelite gjatë rrënimit të një shtëpie në Kudsin Lindor, raporton Anadolu Agency (AA).

Gjysmëhëna e Kuqe Palestinezë tha se ekipet e tyre mjekësore ofruan ndihmë për 16 palestinezë në lagjen Silwan të qytetit pas përleshjeve me ushtarët izraelitë.

Më tej shtohet se më herët gjatë ditës së djeshme, gjashtë palestinezë të tjerë morën ndihmë mjekësore në të njëjtin vendbanim.

Banorët vendas thonë se dhuna shpërtheu kur buldozerët izraelitë u futën në zonë për të rrënuar një shtëpi palestineze për mungesën e lejes.

Grupet palestineze dhe izraelite të të drejtave të njeriut thonë se politika e rrënimit të Izraelit synon të kufizojë praninë e palestinezëve në Kudsin Lindor të pushtuar.

Bregu Perëndimor, duke përfshirë Kudsin Lindor, konsiderohet si territor i pushtuar sipas ligjit ndërkombëtar, duke i bërë të gjitha vendbanimet hebraike atje të paligjshme.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme