Nga informacionet e para që vijnë nga operacion që po zhvillohet në këto momente në Krushopek të Sarajit kundër një sasie të madhe droge janë arrestuar të paktën 3 persona, 2 shoferë dhe 1 magazinier që punonin në magazinën e frutave ku u gjet edhe droga.
Informacionet e para thonë se në këtë magazinë frutash është sekuestruar një sasi e madhe lëndësh narkotike.
Detaje të reja zbulohen në lidhje me sekuestrimin e 1.3 ton kokainë në Krushopek të Maqedonisë së Veriut. Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion Slloveninë.
Kokaina e ardhur nga Amerika përfundoi në Bar, Mal i Zi, dhe për arsye të panjohura ka përfunduar në Krushopek të Maqedonisë së Veriut. Sipas informacioneve paraprake, lënda narkotike është sekuestruar në një magazinë frutash.