Të paktën 37 persona kanë humbur jetën për shkak të një zjarri që ra në një qendër tregtare të qytetit siberian, Kemerovo, orët e vona të së dielës.
Afro 70 persona rezultojnë të zhdukur, 40 prej të cilëve dyshohet të jenë fëmijë. Ndërsa të plagosurit janë rreth 43.
Agjencitë e lajmeve njoftuan gjithashtu se mbi 100 persona ishin evakuuar nga qendra tregtare, aty ku gjenden kinema, restorante e dyqane të shumta.
Ende nuk dihet asgjë mbi shkaqet e zjarrit. Pamjet televizive treguan disa njerëz që hidheshin nga dritaret e qendrës tregtare, e cila ishte pushtuar nga tymi.
Kemerovo ndodhet në një rajon që njihet për prodhimin e qymyrgurit, rreth 3.600 km në lindje të Moskës.