Të plagosurit e Velipojës, janë në gjendje kritike

Dy nga të plagosurit e shpërthimit nga gazi në Velipojë u dërguan në Tiranë, për të marrë ndihmë më të specializuar, nga ku mësohet se babë e bir janë në gjendje të rëndë.

Gjergji Belba, shef i Shërbimit të Djegie Plastikës flet mbi gjendjen e të plagosurve:  “Janë shtruar dy pacientë, me djegie të rënda, me djegie pothuajse në të gjithë sipërfaqen trupore, si rezultat i shpërthimit të gazit në restorantin e tyre. Gjendja paraqitet kritike. Jemi në momentet e para të vlerësimit të situatës, ekzaminimeve laboratorike. Vazhdon dhe mjekimi i dy pacientëve. Konsiderohet prognoza e rezervuar për jetën”, shprehet Gjergji Belba, shef i Shërbimit të Diegie Plastikës.

/ Top Channel 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme