Të punësuarit në arsim dhe kopshte presin rritjen e pagave, në të kundërtën nuk përjashtojnë as protestat

LEXO EDHE:

Gazetare: Melihate Rustemi

Të punësuarit në arsim dhe kopshte mbeten me shpresë se pagat e tyre do të rriten, shkruan Alsat.

Sindikata për Arsim, Shkencë dhe Kulturë sot përmes rrjeteve sociale bëri të ditur se Qeveria, respektivisht Ministria e Arsimit dhe ajo e Punës Sociale duhet të shpallë rezultatet e negociatave me SASHK-un për harmonizimin e pagave në bazë të rritjes së pagës minimale dhe Marrëveshjeve Kolektive.

Pavarësisht këtij paralajmërimi, Alsat mëson se në seancën e sotme të Qeverisë, në rend dite të kësaj seance nuk gjendet pika që ka të bëj me harmonizimin e pagave në bazë të rritjes së pagës minimale, që paraprakisht kanë negociuar SASHK-u me dikasterin e Arsimit dhe asaj të Punës dhe Politikës Sociale.

Në rast se nuk jepet asnjë sqarim, nga SASHK-u bëjnë të ditur se do të përdorin të gjitha format për të shprehur pakënaqësinë e pagave në arsim dhe kopshte, madje duke mos përjashtuar edhe organizimin e protestave. Për këtë të fundit, sipas SASHK-ut, mund të vendoset edhe deri në fund të kësaj jave ose në filli të javës tjetër.

Ndryshe nga SASHK-u, Sindikata e Pavarur për Arsim dhe Shkencë të shtunën do të organizoj protestë për pagat në arsim, duke vendosur kamp sindikalist para Qeverisë me qëllim, siç thonë nga kjo sindikatë e pavarur, në mbrojtjen e të drejtave dhe reputacionit të punonjësve në arsim./ Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme