Të reshurat kanë shkaktuar dalje të lumenjve nga shtrati dhe përmbytje në disa pjesë të vendit

Të reshurat kanë shkaktuar dalje të lumenjve nga shtrati dhe përmbytje në disa pjesë të vendit mirëpo situata nuk raportohet të jetë kritike në asnjërin prej rasteve. Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se në Shtip ka rrëshqitje të gurëve dhe dheut në rrugë. Në Strugë ka raporte për oborre të përmbytura kurse në Ohër ka dalje të lumit Sushica nga shtrati dhe rrezik për dalje nga shtrati të lumit Daljan.

Në rrugën Dibër–Strugë ka rrëshqitje dheu dhe shërbimet janë në terren dhe po mirëmbajnë rrugën. Në Veles janë përmbytur disa hektarë tokë bujqësore kurse uji në çezma është turbulluar dhe nuk rekomandohet për pije. Në Kërçovë ekipet punojnë në rrugën Prilepska për të parandaluar përmbytje më të madhe të shtëpive dhe pronave të qytetarëve.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme