Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka angazhuar forcat e Ushtrisë për të ndërhyrë në autostradën Tiranë – Durrës.
Forcat e Armatosura mësohet se po punojnë me tri motorpompa, tek kthesa e Rinasit, me qëllim heqjen e ujit nga rruga, niveli i të cilit arrin mbi 75 centimetra, shkruan Tv Klan.
Qarkullimi në autostradën Tiranë – Durrës vijon të jetë i bllokuar prej disa orësh dhe Policia Rrugore ka devijuar qarkullim në rrugën dytësore për automjetet.