Të riut i shpërthen granata në dorë, dy të plagosur në gjendje të rëndë

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Mamaj, në Tepelenë ku dy persona kanë mbetur të plagosur, si pasojë e shpërthimit të një granate. 


Sipas informacioneve paraprake, të plagosur kanë mbetur një 27 vjeçar, të cilit dyshohet se i shpërtheu granta dhe një i ri tjetër rreth 20 vjeç.

Mësohet se granata ndodhej në një kasolle, ndërsa rrethanat e plota të incidentit mbeten ende të paqarta.

Njëri nga të plagosurit, 27 vjeçari është nisur drejt Tiranës, ndërsa i riu tjetër ndodhet në spitalin e Gjirokastrës edhe ai në gjendje të rëndë.

Paraprakisht dyshohet se si pasojë e shpërthimit, 27-vjeçari ka pësuar dëmtime të rënda në gjymtyrë, ndërsa tjetri plagë në kokë dhe fytyrë.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme