Të shtëna me armë në një gjimnaz, raportohet për nxënës të plagosur

Të shtëna me armë raportohet se janë dëgjuar ditën e sotme në një gjimnaz në Teksas të SHBA-së.

Ngjarja ndodhi mëngjesin e sotëm (sipas kohës lokale në Amerikë) në një shkollë në zonën e njohur Santa Fe, 40 metra larg Hjustonin.

Sipas CNN, një dëshmitar tha se qitësi hyri në një klasë në gjimnazin e Santa Fe dhe filloi të qëllonte me një armë të llojit Shotgun. Dëshmitari tregoi se pa një vajzë të qëllohej në këmbë.

Kim Sullivan, nëna e një 17-vjeçareje tha se vajza e saj kishte shkuar drejt një karburanti për t’u arratisur nga vendngjarja.

Policia raporton se prindërit në panik kanë vrapuar brenda në shkollë për të gjetur fëmijët e tyre. Tre helikopterë janë drejtuar drejt shkollës.

Deri më tani, CNN shkruan se janë shënuar disa të plagosur.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme