Të shtëna me armë në Prishtinë, dy të plagosur

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Prishtinë.

Në raportin 24-orësh të policisë ky rast është cilësuar si “vrasje e rëndë në tentativë”.

Në vendin e ngjarjes policia ka konfiskuar një veturë, e cila dyshohet se është përdorur në këtë rast.

“Është raportuar se dy persona meshkuj kosovarë kanë marrë plagë nga të shtënat me armë zjarri dhe të njëjtit kanë kërkuar ndihmë mjekësore. Njësitë policore kanë dal në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një veturë e cila dyshohet se është përdorur në rast. Rasti nën hetime”, thuhet në raport.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme