Të shtëna me armë në Prishtinë, plagoset një person

Sonte rreth orës 21:00 është raportuar se ka pasur të shtëna armësh në Prishtinë, shkruan Insajderi.

Zëdhënsja e policisë, Flora Ahmeti, i ka thënë Insajderit se në rasti ka ndodhur në rrugën “Lidhja e Prizrenit” ndërsa një person ka mbetur i plagosur në këmbë.

“Aktualisht nga njësitet policore është duke u bërë ekzaminimi i vendit të ngjarjës, ndërkohë që hetuesit policor janë duke punuar për identifikimin e personave të dyshuar, si dhe sqarimin e rrethanave që lidhen me këtë ngjarje”, ka thënë Ahmeti.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme