Të shtëna me armë janë regjistruar në Bruksel, ndërsa raportohet paraprakisht për dy persona të plagosur. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9:40 të mëngjesit në qendër të Brukselit.
Zjari është hapur ndaj 5-6 personave, të cilet thuhet se janë larguar me makinë.
Nga të dhënat paraprake mesohet se një nga personat e lënduar ka marrë një plumb në këmbë.
Lajmi bëhet i ditur nga e përditshmja belge ‘Le Soir’, referuar zëdhënësit të policisë së Brukselit, Ilse Van de Keere.
Nga të dhënat paraprake mesohet se një personat e lënduar ka marrë plumb në këmbë.
Aktualisht zona ndodhet nën mbikëqyrjen e forcave policore, ndërsa autoritetet janë vënë pas autorëve, të cilët kanë arritur të largohen nga vendi i ngjarjes. Vijojnë hetimet për zbardhjen e motiveve të ngjarjes.