Mbrëmjen e sotme janë dëgjuar sërish të shtëna armësh në qytetin e Shkodër, ku në fshatin Stom-Golem, të Shkodrës është plagosur një i moshuar, i cili ndodhet në spital në gjendje të rënë.
Pas të shtënave me armë është plagosur një i moshuar. Policia dhe FNSH ndodhen në vendngjarje dhe kanë ngritur pika kontrolli.
I moshuari ka qenë në lokal në momentin që është qëlluar, dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një sherri banal.
Ndërkohë që ende nuk është bërë i ditur identiteti i viktimës dhe rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.