Të shtëna me armë zjarri janë raportuar ditën e sotme (13 maj 2024), në qytetin e Bulqizës. Mësohet se plumbat kanë vershuar drejt një makine e cila ka qenë e parkuar.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, e sipas informacioneve të deritanishme nuk ka asnjë të lënduar.
Uniformat blu ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e detajeve.