Të shtëna me armë zjarri janë shënuar mesnatën e 3 nëntorit në Larushk të Krujës, pranë një banesë.
shtetasi N.Z., 60 vjeç, ka njoftuar uniformat blu se ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri pranë shtëpisë së tij.
Me mbërritjen e policisë, është vënë re se dritarja e tualetit në katin e parë të 60 vjeçarit është dëmtuar nga një plumb.
Sakaq, po hetohet për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Njoftimi i policisë:
Krujë/Informacion paraprak
Më datë 03.11.2024, shtetasi N. Z., 60 vjeç, banues në Larushk, ka njoftuar se rreth orës 00:15 munita ka dëgjuar të shtëna me armë zjarri në afërsi të banesës së tij.
Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor i cili ka konstatuar se në dritaren e tualetit në katin e parë ka një dëmtim të vogël, dyshohet i shkaktuar nga një plumb arme zjarri.
Nën drejtimin e Prokurorisë grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.