Të shtëna me armë zjarri në një banesë në Elbasan, alarmohen banorët e zonës! Detajet e para

Të shtëna me armë zjarri në një banesë janë raportuar mbrëmjen e sotme nga një prej lagjeve të qytetit të Elbasanit.


Sipas informacioneve paraprake, njoftimi është bërë nga qytetarë të zonës në sallën operative, e cila menjëherë ka vënë në lëvizje shërbimet policore.

Forcat e Policisë së Elbasanit ndodhen aktualisht në terren dhe po kryejnë verifikimet e nevojshme për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Deri në këto momente nuk ka të dhëna të konfirmuara për persona të lënduar apo për shkallën e incidentit.

Ndërkohë, banorët e zonës raportojnë se janë shqetësuar nga zhurmat e dëgjuara, por gjithçka mbetet ende në fazën e verifikimit.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme