Të shtëna me armë zjarri në një metro në Mynih, 4 të plagosu

Të shtëna armësh zjarri janë regjistruar mëngjesin e sotëm në një stacion hekurudhor në Mynih të Gjermanisë, ku si pasojë një agjente policie dhe 3 civilë kanë mbetur të plagosur.

Lidhur me ngjarjen një person është ndaluar nga policia, e cila po zhvillon një operacion të gjerë.

Sipas gazetave gjermane “Bild” dhe “Focus”, autori është përpjekur t’i marrë pistoletën agjentes përpara se të qëllonte, por kjo nuk është konfirmuar ende.

Rreth 100 oficerë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe disa helikopterë po fluturojnë mbi zonë.

Policia përjashton mundësinë se ky sulm të ketë lidhje me terrorizmin.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme