Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, lëndohen dy persona

Të shtëna me armë zjarri kanë ndodhur rreth orës 22:30 në Prishtinë, në rrugën “Bajram Kelmendi”.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ahmeti ka thënë se dy persona janë lënduar të cilët janë dërguar për tretman mjekësor.

Po ashtu bëri të ditur se janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar.

“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor”, tha Ahmeti.

Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme