Të shtëna me armë zjarri janë shënuar pasditen e sotme në bulevardin “Ismail Qemali” të Vlorës.
Bëhet me dije se një grup të rinjsh janë konfliktuar me njëri-tjetrin, e për shkak të agravimit të situatës është qëlluar me armë zjarri në ajër.
Fatmirësisht nuk ka mbetur asnjë i plagosur nga të shtënat me armë.
Në momentin kur ka ndodhur ngjarja, qyteti ishte i përfshirë nga errësira, për shkak të mungesës elektrike.
Raportohet se të rinjtë kanë përfituar nga errësira dhe janë larguar.