Të shtëna me armë zjarri nga një jaht në Palasë! Autoritetet në ndjekje të mjetit lundrues (Detajet)

Një ngjarje e pazakontë ka alarmuar forcat e rendit mbrëmjen e sotme në jug të vendit. Rreth orës 21:00, shërbimet e policisë janë njoftuar se nga një jaht në det, përballë zonës së Palasës, dyshohet se është qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas marrjes së sinjalizimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe të Njësisë Policore Detare janë ngritur me urgjencë në këmbë dhe i janë vënë në ndjekje mjetit lundrues në hapësirën detare.

Për të vendosur nën kontroll të gjithë perimetrin e sigurisë, janë njoftuar menjëherë edhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë si dhe ato të Stacionit të Policisë Dhërmi, të cilat kanë nisur kontrolle me patrulla nga toka përgjatë të gjithë vijës bregdetare.

Aktualisht po vijon operacioni detar për ndalimin e jahtit, me qëllim verifikimin e plotë të informacionit, identifikimin e personave në bord dhe dokumentimin e ngjarjes.

The post Të shtëna me armë zjarri nga një jaht në Palasë! Autoritetet në ndjekje të mjetit lundrues (Detajet) appeared first on Gazeta Shqiptare Online.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme