Një person është plagos me armë zjarri në fshatin Batincë të Shkupit mbrëmjen e kaluar rreth orës 18.10, në rrugën “7” të fshatit.
Siç njofton policia, përderisa M.N. (44) ishte duke udhëtuar me M.SH. (51) nga një automjet ishte qëlluar tek ata me armët e zjarrit nga ana e SH.A. (29) nag Batinca, pas çka M.N. ka pësuar lëndime – plagë në krah, në këmbë dhe stomak. Së pari ai është trajtuar në poliklinikën lokale, dhe me ambulancë është dërguar në Qendrën Emergjente.
Arsyeja për incidentin ka qenë zënka të cilën ata e kishin me familjen SH.A në të njëjtën ditë.
Inspektim në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi i SPB së Shkupit dhe po merren masa për ndriçimin e plotë të rastit.