Para pak çastesh, në qytetin e Tetovës, ka ndodhur një gjuajtje nga një person me motor në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në rrugën 111, e njohur ndryshe si lagjja Teqe.
Sipas informacioneve të para, ky rast mund të jetë i lidhur me vrasjen që ndodhi para një viti në të njëjtën lagje, në afërsi të rrugës 111. Po ashtu, nuk përjashtohet mundësia që ngjarja të ketë lidhje me një tjetër incident të ndodhur më parë, ku pati të shtëna me armë zjarri mes një personi nga fshati Gajre dhe tjetri qyteti i Tetovës, ngjarje kjo që ndodhi para rreth një viti e disa muajve, afër spitalit të Tetovës.
Policia ndodhet në terren dhe po heton vendin e ngjarjes. Së shpejti pritet edhe një version zyrtar. /alsat.mk