Të shtëna para shtabit të LSDM në Strumicë, dy policë të plagosur

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e djeshme në shtabin partiak të LSDM-së në Strumicë, mes qytetarëve dhe policisë.

 

Sipas informatave të cilat i publikoi televizioni Tellma në Maqedoni, zyrtarë policorë kishin shkuar të arrestojnë një person të dyshuar për kryerjen e një vepre penale, por qytetarët të cilët kanë ndodhur në vendgjarje nuk kanë lejuar arrestimin e tyre dhe personin e dyshuar e kanë futur në shtabin partiak të LSDM-së, raporton Ina.

Në turmën e njerëzve janë sulmuar dy polic të cilat me lëndime janë transferuar në spital, paraprakisht ata kanë shtënë me armë në ajër.

Kur policia ka marrë përforcimin nga ekipet shtesë, i akuzuari ka deklaruar se po e arrestojnë sepse është aktivist i LSDM-së.

Nga policia nuk ka ende informata zyrtare, përveç vërtetimit se policët janë në spital. Express

 

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme