Të shtënat me armë në Prishtinë, dyshohet se cak ishte drejtori i financave të Policisë së Kosovës

Drejtori i Financave në Policinë e Kosovës, Hamdi Hyseni ka qenë cak i gjuajtjes me armë zjarri sonte në rrugën “Isa Kastrati” në Prishtinë.

Burimet e Indeksonline brenda Policisë së Kosovës kanë thënë se viktima nuk ka pësuar lëndime ndonëse vetura e tij është dëmtuar.

Rasti ka ndodhur rreth orës 19:00 ndërsa në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.

Deri më tani nuk ka asnjë person të dyshuar në lidhje me rastin ndërsa hetuesit e policisë kanë marrë në intervistë viktimën e këtij rasti që është zyrtar policor.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme