MBP Maqedoni njofton se dje rreth orës 10:30, në rrugën rajonale Tetovë–Kodra e Diellit, në hyrje të fshatit Gajre, policia e Tetovës arrestoi dy të mitur nga ky fshat, të dyshuar se më 26 maj, rreth orës 21:15, në rrugën “111” në Tetovë kanë qëlluar me armë automatike drejt një shtëpie në pronësi të M.T. në Tetovë.
“Të miturit janë ndaluar në stacionin policor, ndërsa për rastin është njoftuar prokurori publik dhe është zhvilluar bisedë zyrtare në prani të përfaqësuesve të Qendrës për Punë Sociale”.