Detaje të reja janë zbardhur nga plagosja me armë zjarri në fshatin Sulaj të Fierit.
Gazetari Igli Çelmeta raporton se mbeti e plagosur shtetasja Suzana Mernica, teksa ndodhej duke udhëtuar me motor së bashku me të birin.
Autorët e dyshuar, Afrim Cimili dhe Ali Cimili, babë e bir, janë shpallur në kërkim nga uniformat blu.
Sipas bluve, plagosja e Suzana Mernicës, rreth 50-vjeç, ka ndodhur rreth orës 14:00 në rrethana ende të paqarta.
Policia ka ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve babë e bir.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Plagosën me armë zjarri një shtetase, identifikohen dhe shpallen në kërkim autorët(babë e bir).
Rreth orës 14:00, në vendin e quajtur “Mbikalimi i Dërmënasit”, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasja S. M.
Nga hetimet paraprake dyshohet se autorë janë shtetasit A. C., 66 vjeç dhe A. C., 23 vjeç, banues në Dërmënas (babë e bir), të cilët janë shpallur në kërkim.
Janë ngritur menjëherë pika kontrolli në hyrje/daljet e qytetit të Fierit dhe në akset “Fier-Vlorë”, “Fier-Lushnjë”.
Gjithashtu, shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e prokurorit, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim kapjen e autorëve.