Të shtënat në spitalin e Tetovës/ Ndërron jetë njëri nga të plagosurit

Në Klinikën Universitare për anestezion, reanimacion dhe mjekim intensiv në Shkup, ka ndërruar jetë njëri nga vëllezërit nga fshati Gajre i Tetovës, që ishin plagosur me armë zjarri më 11 janar në ambientet e Spitalit Klinik të Tetovës. Nga Klinika Universitare kanë konfirmuar se ka ndërruar jetë 41 vjeçari A.M. Gjatë të shtënave më armë zjarri më 11 janar në Spitalin Klinik të Tetovës u plagos edhe vëllai tjetër, 36-vjecari Z.M, I cili gjithashtu gjendet për mjekim në këtë klinikë. Të dy, atë ditë, u transferuan në spitalin e Shkupit. SPB-Tetovë njoftoi se që më 11 janar rreth orës 23.00 kishte privuar nga liria katër persona, kurse një tjetër është në kërkim. /Alsat.mk

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme