Të tjera detaje tronditëse mbi mas*krimin e 22-vjeçares shqiptare, ja çfarë e bëri Ilaria Sulën të shkonte te shtëpia e ish të dashurit

Detaje tronditëse kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi opinionin publik në Itali dhe Shqipëri, ku 22-vjeçarja shqiptare Ilaria Sula u vra mizorisht nga ish-i dashuri i saj, 23-vjeçari filipinas Mark Samson.


Sipas mediave italiane, ngjarja ka ndodhur pas një përplasjeje mes dy të rinjve. Hetimet paraprake dhe rezultatet e autopsisë pritet të ndihmojnë në rikonstruksionin e plotë të dinamikës së krimit. Dyshohet se Ilaria kishte shkuar në banesën e ish-partnerit për të marrë disa rroba dhe sende personale, çka mund të ketë qenë momenti i përplasjes mes tyre.

Burime nga prokuroria italiane bëjnë me dije se Mark Samson kishte hyrë më herët në dhomën e Ilarias, ku ajo jetonte me qira, dhe kishte tentuar të marrë laptopin e saj pa leje. Ndërhyrja e shoqeve të saj e kishte ndaluar atë në atë moment, por ngjarja duket se ka tensionuar më tej marrëdhënien mes të dyve.

Mësohet se pas këtij episodi, Ilaria ka debatuar me Markun, dhe sipas autoriteteve hetimore, ky ka qenë një nga momentet që ka çuar në shpërthimin e dhunës fatale.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, 23-vjeçari ka pranuar krimin, duke thënë se “ka humbur toruan” pasi kishte lexuar disa mesazhe që Ilaria shkëmbente me një djalë tjetër, për të cilët pretendon se ajo ia kishte treguar vetë.

Pas aktit makabër, ai e masakroi me thikë të renë shqiptare, e futi trupin e saj në një valixhe dhe më pas e hodhi nga një shkëmb në përpjekje për të zhdukur provat.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme