“Të vetëdorëzohet”, Drejtori i Policisë Fier thirrje Asllan Mernicit: Zbatimi i ligjit do jetë mjaft i ashpër

Drejtori i Policisë së Fierit i bën apel Asllan Mernicit që të vetëdorëzohet, për vrasjen e kryer të efektivtit Novruz Cenelia, pasi zbatimi i ligjit do të jetë mjaft i ashpër.
“I bëj thirrje familjarëve që autori të vetëdorëzohet pa pasoja, pasi zbatimi i ligjit do të jetë mjaft i ashpër”, tha drejtori i policisë Fier.
Ai tregoi detajet e krimit të ndodhur në Baltëz të Fierit, duke raportuar fillimisht për të shtëna me armë zjarri dhe një të plagosur.
Më pas u vërtetua se bëhej fjalë për vrasjen e efektivit te forcave “Shqiponja”, Novruz Cenelia, i vrarë nga Asllan Mernici.
Dyshohej se krimi ka ndodhur për shkaqe konfliktuale të çastit, por po vijojnë hetimet e mëtejshme për të zbardhur motivin e kësaj ngjarje.
Sipas informacioneve të dhëna, është gjetur dhe makina e përdorur nga Asllan Mernici, tip “Audi”, me të cilën u largua ky i fundit nga vendngjarja.


më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme