Të zbardhet e vërteta

E hëne 14 Nentor 2016  –  Sakte.net  /

OPINION nga:Selim ILJAZI

Të gjithë e kemi kuptuar se shumë pak gjë e vërtetë është, çfarë thotë kjo klasë politike që ende e kemi nëpër këmbë. Justifikimi i saj se, “në Maqedoni do vjen drejtësia dhe barazia, por neve na duhen mandate ende për të qeverisur” është një nga thënjet më idiote që nxjerr mendja e saj e kalbur me të vetmin synim: Fshehjen e së vërtetës. Sepse në çdo qytet e çdo fshat ka njerëz me moral, të ditur e vizionar, por që kanë mbetur pa punë.

Ndërsa heshtet për shumat që janë shpenzuar për rikualifikimin e të pakualifikuarve. Që të mbërrijmë te starti drejt së vërtetës dhe që kjo të mos marrë më kthesa të çuditshme, duhet të zbardhim së pari, çfarë ka ndodhur realisht në Maqedoni. Kush janë përfituesit e mëdhenj në Maqedoni dhe ç’pasuri ngritën mbi gjakun e dëshmorve që humbën jetën në vitin 2001? E vërteta mbi ndodhit në Maqedoni është starti i zbardhjes së krimeve që kanë fundosur Maqedonin e këtyre viteve. Nuk duhet të nënvlerësojmë: Janë jo të paktë fajtorët që do të përpiqen të ngatërrojnë e të mos lënë të vërtetën të dalë në shesh.

Korrupsioni në vëndet me sisteme demokratike hibride ka pjellë krimin e organizuar. Në të gjithë vendet ish-komuniste, vecanërisht ato ballkanike dhe më konkretisht në Maqedoni, korrupsioni dhe krimi i organizuar, kanë qënë dy cështjet që janë stigmatizuar pothuajse në të gjithë raportet ndërkombëtare përgjatë këtyre viteve.

Të vjen neveri, kur lexon idiotësira të tilla nga njerëz të dalë nga injoranca por që kanë veshur petkun e deputetit dhe bëjnë largpamësin, politikanin, parashikuesin, konstitucionalistin, njohësin e marrëdhënieve ndërkombëtare, mikun e këtij apo atij politikani. Politika e Maqedonis nuk bëhet nga mbetjet e së shkuarës, por nga breza të rinj që aspirojnë për liri të mira, të menduarit pozitivisht dhe të bashkëjetesës si mundësi për të sjellë paqe dhe më shumë mundësi tjera për të gjithë në vend.

Nëse qytetarët nuk do të reagojnë masovikisht dhe nëse perëndimi apo më saktë partnerët do të heshtin e s’do të veprojnë energjikisht për të frenuar apo ç’rrënjosur këtë dukuri para zgjedhjeve në Maqedoni, atëhere gjasat janë që pas zgjedhjeve të ardhshme, pushteti të fillojë të kontrollojë ç’do individ dhe shumë shpejt ta vëndosë individin përballë kërkesës: ose dorzoju ose largoju nga ki vendë. Kjo do të ishte “qeveria” në kuptimin e vërtetë të fjalës, një qeveri kriminale, dhe që do të ishte në konflikit të hapur me popullatën.

më të fundit

MARKETING

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme

më shumë

- Advertisement -Newspaper WordPress Theme