Andin Hoti, deputeti i PDK-së, ka kërkuar që të zvogëlohet koeficienti i pagave të deputetëve nga 8 sa është tani në 7 .
“Propozoj uljen e koeficientit të deputetit në 8 në 7 edhe 5 sado që të jetë ajo nëse doni zgjidhje kjo është zgjidhja dhe e dyta për ata që kanë dyshim në Qeverinë aktuale që do të gjejë zgjidhje për grevistët dhe pagat e tyre veç po ua rikujtoj një shembull konkret, një shembull timin familjar nëna ime në 2006 është hy në punë e ka pasur pagën 125 euro, sot e ka 500 euro , 470 e diçka, kjo është falë Partisë Demokratike të Kosovës, falë udhëheqjes së saj këto 10 vitet e fundit kështu që të jeni të sigurt nuk keni nevojë me u bë merak, të jeni të sigurt se edhe kësaj here, Qeveria aktuale, Partia Demokratike e Kosovës bashkë me koalicionin e saj do gjejë zgjidhje”, ka shtuar Hoti